Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba, ka deklaruar se një numër i madh i ushtarëve rusë do të vdisnin nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kuleba qëndron për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ndërsa për Sky News në Londër tha se Ukraina po bashkëpunon me aleatët, si SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë që të pengojë Rusinë nga përpjekjet për të sulmuar me qëllimin për të pushtuar Ukrainën.
“Ushtria ukrainase është e gatshme të mbrojë atdheun e saj. Aleatët tanë mund të përgjigjen me sulme ekonomike, ndërsa ne do të luftojmë në terren. Më vjen keq ta them këtë, por një numër i madh ushtarësh rusë do të vriten dhe shpresoj që edhe presidenti rus (Vladimir) Putin nuk e dëshiron këtë”, tha Kuleba.
Duke theksuar se Ukraina po ndjek një qasje tredimensionale për të penguar Rusinë duke dërguar mesazhe politike, duke inkurajuar sanksionet dhe duke forcuar bashkëpunimin ushtarak me aleatët,
Kuleba tha se Ukraina shpreson në mbështetjen e NATO-s, por nuk pret që trupat e NATO-s të luftojnë nëse përpjekjet për të penguar Rusinë dështojnë.
“Ajo që ne duam për momentin është të shmangim luftën ose nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, të na ndihmojë të forcojmë ushtrinë tonë nëse Rusia e dëshiron atë luftë”, u shpreh Kuleba.
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...