Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, nuk e ka harruar dhe lënë anash çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia.
Ai u shpreh se në këtë fushë është duke u punuar me angazhim, kur u pyet nga deputetët kroatë lidhur me këtë çështje.
”Ne po ndjekim vendimet e Tribunalit të Hagës dhe po i analizojmë ato. Sa i përket temës së dëmeve të luftës dhe padive, ne e kemi ngritur atë në nivelin dypalësh. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë po punon për këtë temë dhe ne nuk e kemi harruar atë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që drejtësia të realizohet dhe se e vërteta për luftën atdhetare në Kroaci, edhe ndërkombëtarisht, të mos vihet në dyshim askund”./kk/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...