Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb është mbajtur një protestë kundër qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra persona që morën pjesë në protestë kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Në protestën e organizuar nga nisma “Së bashku jemi të lirë” protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: “Ju dënojmë”, “Plenkoviç zbrit nga froni!” si dhe “Emigrimi i të rinjve dështimi juaj”.
Liderja e nismës, Andrija Klariq në një deklaratë tha: “Mendojmë se ka ardhur koha që kjo qeveri të ikë dhe të lërë mandatin. Ndodhemi në një krizë të madhe ekonomike për shkak të vendimeve të gabuara që ato marrin. Besojmë se duhet t’i japim fund kësaj, sepse kemi informacione se gjatë dimrit do të ketë më shumë mangësi, çmime më të larta dhe më shumë varfëri”.
Ajo theksoi se kërkesa e tyre e parë është largimi i qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç ndërsa kërkesa e dytë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...