Italia ka nënshkruar një marrëveshje me Libinë, Çadin dhe Nigerin për të ndalur rrjedhën e emigrantëve në të gjithë Mesdheun duke forcuar kontrollet kufitare dhe duke krijuar qendra të reja pritëse në vendet afrikane.
Në një deklaratë të përbashkët nga Ministrat e Brendshëm të të katër vendeve thanë se ata kanë rënë darkord që të ngrejnë qendra në Çad dhe Niger, vendet kyçe të tranzitit për emigrantëtqë udhëtojnë nga Libia në Itali, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, kjo marrëveshje është kritikuar nga grupet e të të drejtave të njeriut, sepse sipas tyre qendrat ekzistuese të ndalimit në Libi nuk përmbushin standardet ndërkombëtare.
“Legjislacioni libian kriminalizon imigracionin e paligjshëm kështu që nuk është e qartë se si këto mund të jenë qendra pritëse dhe jo qendra ndalimi”, tha Mattia Toaldo, ekspert i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Që nga mesi i muajit prill, në Itali kanë hyre rreth 50 mijë emigrantë, 90 për qind e tyre kanë hyrë nga Libia./Arbresh.info
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...