Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Norvegjeze, Eirik Kristoffersen ka deklaruar se Norvegjia ka vetëm dy ose tre vjet kohë për të ndërtuar një mbrojtje të aftë për t`i bërë ballë Rusisë.
“Tani ka një dritare që mund të zgjasë një, dy, ndoshta tre vjet, gjatë së cilës duhet të investojmë edhe më shumë në mbrojtje. Por ne po na mbaron koha”, theksoi ai.
Sipas tij, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Rusinë pas tre vjetësh, andaj është e rëndësishme që të kemi një mbrojtje të fortë kombëtare të aftë për t’u përballur me një botë të pasigurt dhe të paparashikueshme.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të bëhet me Rusinë në tre vjet. Ne duhet të përgatisim një mbrojtje të fortë kombëtare për të qenë në gjendje të takojmë një botë të pasigurt dhe të paparashikueshme”, shtoi ai./rtk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit