Kreu i agjensisë për fëmijë të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se situata në Siri është kthyer në “ferr” për fëmijët.
Henrietta H. Fore, ka deklaruar se ekziston një nivel i lartë i kequshqyerjes së rëndë për fëmijët nën 5 vjeç, në rrethinat lindore të kryeqytetit të Damaskut, të rrethuar nga rebelët, transmeton portali arbresh.info
Ajo ka theksuar se kequshqyerja është shumë shqetësuese.
Në një intervistë për AP ajo tha se agjencitë e ndihmës kanë nevoja për qasje, në mëyrë që të sjellet një furnizim humanitar në rrethinat e Damaskut, e njohur si Ghouta Lindore.
Aktivistët e opozitës thonë se që nga sulmet ajore në Ghouta më 18 shkurt, kanë mbetur të vdekur rreth 900 veta, duke përfshirë qëindra fëmijë.
Zona tashmë është nën rrethimin e qeverisë./arbresh.info/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri