Presidenti i zgjedhur i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, tha se duhet garantuar zbatimi i i premtimeve ndërkombëtare lidhur me refugjatët sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Charles Michel, i cili detyrën e tij si presidenti i KE-së do ta fillojë zyrtarisht me 1 dhjetor, u takua me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh të zhvilluar në ndërtesën e kryeministrisë (Moncloa) së Spanjës, Michel iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së.
Ndaj pyetjes gazetarit të AA-së se “Në BE ka një dilemë serioze. Në njërën anë vendet e BE-së nuk duan refugjatët sirianë dhe në anën tjetër ushtrojnë presion mbi Turqinë që të mos dërgojë refugjatët në Siri. Si e shpjegoni këtë dilemë?” Michel u përgjigj: “Duhet që nëpërmjet KE-së të garantojmë zbatimin e premtimeve ndërkombëtare. E drejta e strehimit është shumë e rëndësishme për BE-në. Duhet të veprojmë me frymën e përgjegjësisë. Sigurisht që në fazën e parë janë shtetet kufitare që e përjetojnë këtë dramë. Për të kapërcyer këtë problem, duhet të bashkëpunojmë edhe me vendet e treta jashtë BE-së”.
“Duhet ta zgjidhim me përgjegjësi dhe solidarizim”
Michel tha se lidhur me çështjen e emigrantëve në BE ka një problem të serioz.
“Edhe pse disa vende të BE-së hedhin hapa, kjo është e pamjaftueshme. Përballë këtij fenomeni duhet të mbajmë kufijtë nën kontroll më mirë se çdo herë. Komisioni i BE-së do ta diskutojë këtë temë në takimin e parë të tij. Pavarsisht se nga vijnë emigrantët, ne duhet ta zgjidhim me përgjegjësi dhe solidarizim këtë problem. Detyrimi i BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar është ta zgjidhin këtë problem”, vlerësoi Michel.
Ndërkohë, Michel nuk i është përgjigjur pyetjes: “E djathta ekstreme në Evropë po rritet çdo ditë e më shumë. Edhe në zgjedhjet e mbajtura së fundmi në Spanjë, e djathta ekstreme doli duke u forcuar. Si president i ri i KE-së, çfarë rekomandoni për të ndaluar të djathtën ekstreme?”.
Më tej, Michel ka theksuar se në takimin e parë të KE-së që do të mbahet nën kryesimin e tij në muajin dhjetor, do të diskutohen tema me përparësi, si problemi i ndryshimit të klimës, zhvillimi ekonomik në BE, buxheti i BE-së dhe Brexit.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...