Gjatë prillit 2018 në Luksemburg kanë aplikuar 132 persona për azil, po aq sa në muajin paraprak shkruan wort.lu.
Kjo tregon se numri i azilkërkuesve në këtë vend ka stagnuar.
Nga janari në vendin e vogël europian kanë kërkuar azil 560 persona, prej të cilëve 60 sirianë, ndjekur nga irakenët (53), gjeorgjianët (52), marokenët (45) dhe afganët (37). Kosovarët (35) janë në vendin e gjashtë, përcjell albinfo.ch.
Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar azil kërkuan 868 persona.
Nga gjithë aplikuesit, vetëm 41 përqind kanë fituar azil, ndërsa tjerët janë dëbuar me forcë ose vullnetarisht.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...