Pavarësisht pasojave shkatërruese që ka lënë pas koronavirusi i ri nëpër botë, ka pasur dhe aspekte pozitive.
Ajo ka ndikuar indirekt në pastrimin e ajrit teksa raportohet se niveli i ndotjes si dhe niveli i gazrave të lëshuara në atmosferë ka pësuar rënie drastike.
Sipas BBC, niveli i monoksidi i karbonit që lëshohet më së shumti nga makinat ka rënë me 50 përqind krahasuar me atë të një viti më parë.
Kjo si pasojë e ndalimit të qarkullimit me automjete në shumë shtete të botës si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Edhe gazrat e prodhuara nga fabrikat kanë rënë ndjeshëm por ekspertët në New York shprehen se niveli i tyre do të rritet sërish pasi gjendja me pandeminë të stabilizohet.
Pikërisht në New York niveli i ndotjes është ulur edhe si shkak i shkurtimit të transportit publik.
Gjithsecili i duhet të udhëtojë vetëm nëse e ka të nevojshme ndaj ajo ka pësuar rënie me 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
Edhe në Kinë është vënë re se është pastruar ajri pasi dhe në pamjet satelitore, reja e smogut nuk qëndron më sipër saj.


Pacolli: Jemi kthyer në një gjendje që i ngjan një dige që d...
Grabitje me armë në Slivovë të Ferizajt, arrestohen tre të d...
Real Madridi i beson projektit me Vinin dhe Mbappen në krye ...
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish