Kryeministri holandez Mark Rutte ka emëruar një deputet të opozitës si ministrin e ri të shëndetësisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri COVID-19.
Martin van Rijn, ish sekretari i shëndetit nga partia Laburiste, është emëruar Ministër për Kujdes Shëndetësor në baza të përkohshme për tre muaj, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka vite përvojë në kujdesin shëndetësor dhe e njeh mirë Ministrinë,” tha Mark Rutte në Twitter.
Van Rijn merr përsipër detyrën nga Bruno Bruins, i cili dha dorëheqjen pasi u rrëzua nga lodhja gjatë një debati parlamentar të mërkurën.
Vendimi ka marrë lëvdata të gjera në të gjithë politikën holandeze./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...