Ryan Detrick, analist për LPL Financial, tha në një deklaratë se, “Koronavirusi mund të ngadalësohet në territoret e Kinës, por rritja e madhe të të prekurve me virus gjatë vikendit në shumë vende ka sjell rivlerësimin e rritjeve gjatë vitit 2020”.
Detrick vazhdoi: “Fondi Monetar Nderkombetar uli tashmë rritjen e Kinës këtë vit, por nëse virusi do të vazhdojë të përhapet në pjesë të tjera të botës, ne mund të shohim shpejt një ulje të fitimeve.”
Më herët sot, tregjet e aksioneve amerikane ranë gati 1.000 pikë ndërsa frika e koronavirusit rritet.
Dow tani ka humbur më shumë se 1.400 pikë në hapësirën e tre ditëve të tregtimit. Kjo rënie e mprehtë fshiu fitimet e Dow për vit – duke e lënë indeksin negativ për vitin 2020.
S&P 500 dhe Nasdaq janë të dy në humbje këtë mëngjes, por mbeten pozitive gjatë vitit./arbresh.info/
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...