Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku është diskutuar mbi situatën me Korenë Veriore dhe mbi votimin e ardhshëm të sanksioneve të reja kundër vendit komunist.
“Është arritur një marrëveshje rreth Koresë Veriore dhe besohet se zgjidhja e vetme është mënyra paqësore”, ka theksuar zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se Merkel mbështet fuqishëm sanksionet më të ashpëra të OKB-së kundër regjimit komunist, shkruan Reuters.
Kremilini ka deklaruar se të dy liderët kanë rënë dakord që Koreja Veriore është duke vepruar në mënyrë provokative dhe se po injoron rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Hapa të tillë shkelin parimet e globale dhe përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Rusia.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa është e hapur Koreja Veriore për zgjidhje paqësore. Së fundmi ajo ka kërcënuar SHBA-të duke thënë se do ‘të përballet me dhimbjen më të madhe’./arbresh.info/
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...