Koreja e Veriut konfirmoi se ka testuar “me sukses” një tjetër raketë balistike, me rreze të mesme veprimi.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha sot se arma, e testuar të dielën, është e gatshme për veprim ushtarak, transmeton REL.
Shtëpia e Bardhë tha se raketa ka pasur rreze më të shkurtër se ato që janë përdorur në tre testet e fundit të Koresë së Veriut.
Të hënën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar sërish nga Phenjani të ndalojë provat e tilla dhe të tregojë “angazhim të sinqetë” për çarmatim.
Muajve të fundit, Koreja e Veriut ka intensifikuar kërcënimet, duke thënë se ka kapacitet për të goditur SHBA-në me raketa që mund të bartin koka bërthamore./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër