Koreja Veriore ka “dënuar” fjalimin e Presidentit Donald Trump në Unionin e Shtetit, duke e quajtur atë si “lartësia e arrogancës së stilit Trump” dhe duke premtuar se aftësitë bërthamore të regjimit do të pengojnë presidentin që të tregojë forcën në gadishullin Korean.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Phenianit i është rikthyer polemikave me Trump gjatë një interviste të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve qëndrore, transmeton portali arbresh.info
Zyrtari ka kundërshtuar pretendimin e presidentit Trump që tha se në lidhje me Korenë Veriore “është arritur sukses gjatë vitit të kaluar”.
“Kjo është lartësia e arrogancës dhe vetëkënaqësisë”, tha ai.
“E gjithë bota është thellësisht e shqetësuar, duke parë si Trump po shkakton një katasrofë me ‘Amerika e para’ dhe duke detyruar të tjerët që të shohin interesin e tij shovenist”, tha ai.
Zyrtari i ministrisë së jashtme tha se “aftësia e mbrojtjes së pavarësisë së Koresë Veriore me forcën bërthamore si bosht të saj, do të pengojë Trumpin për të treguar fuqinë e tij në Gadishullin Korean”.
Në fjalimin e tij, Trump tha se “ndjekja e pakujdesshme e raketave bërthamore të Koresë Veriore mund të kërcënojë SHBA-të në të ardhmen e afërt”.
“Asnjë regjim nuk i ka shtypur qytetarët e vet më brutalisht dhe më mizorisht se diktatura në Korenë Veriore”, tha Trump në fjalimin e tij.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur ndjeshëm pasi regjimi testoi disa raketa balistike gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit