Koreja Veriore ka pohuar se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të vrisnin Kim Jong-un në fillim të këtij viti.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Jugut (KCNA) pretendoi se CIA u përpoq të përdorte një helm kimik ose biologjik për të vrarë diktatorin, transmeton portali arbresh.info
Agjencia e lajmeve, e cila kryesisht merret me propagandën e partisë në pushtet, tha: “Në maj të këtij viti, një grup terroristësh që u infilturan në vendin tonë me urdhër të CIA-s kishte për qëllim vrasjen e liderit tonë duke përdorur armë kimike”.
Koreja Veriore ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për justifikim të luftës kundër terrorizmit në Afganistan, Irak dhe Libi.
Testimet e shpeshta të raketave balistike, kanë rritur tensionet mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve.
Donald Trump nuk ka mohuar ndërhyrjen ushtarake, ndërsa ka theksuar se nëse kërcënohen Shtetet e Bashkuara do të marrë masa që të “shkatërrojë totalisht” shtetin komunist./arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari