Koreja e Veriut dënoi të shtunën komentet e një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me aftësitë e Phenianit për sulme kibernetike dhe tha se do të vazhdojë t’i bëjë rezistencë atij që e quajti “agresion” i Shteteve të Bashkuara.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se etiketimi i Koresë së Veriut si një “grup kriminelësh” zbuloi natyrën e vërtetë të politikës armiqësore të Uashingtonit ndaj Koresë së Veriut.
Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e sigurisë kombëtare për kibernetikën dhe teknologjinë në zhvillim, njoftohet të ketë thënë të mërkurën se koreano-veriorët ishin një sindikatë kriminale që kërkonin të ardhura “nën maskën e një vendi”.
Koreja e Veriut besohet se ka mijëra hakerë të stërvitur që po vjedhin kriptomonedha dhe kjo është bërë një burim kryesor financimi për vendin e goditur nga sanksionet.
Këto burime përdoren edhe për financimin e programeve të armëve.
“Në fund të fundit, administrata amerikane ka zbuluar natyrën e vërtetë të politikës së saj më të ndyrë armiqësore, dikur e mbuluar nën vellon e “dialogut pa kushte” dhe “angazhimit diplomatik”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme.VOA
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli