Zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut u zotuan se do të bëjnë një përpjekje të dytë për të lëshuar një satelit spiun, pa treguar se kohën kur mund të ndodhë.
Dështimi i muajit të kaluar për të lëshuar satelitin në orbitë u quajt ‘mangësia më serioze’ e këtij viti dhe u hodhën kritika të ashpra për ata që janë përgjegjës, raportoi media shtetërore të hënën.
Në fund të majit, një raketë koreano-veriore që mbarte një satelit zbulues ushtarak u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke penguar kështu përpjekjet e udhëheqësit Kim Jong Un për të ndërtuar një sistem mbikëqyrjeje në hapësirë për të vëzhguar më mirë Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
Nisja e dështuar e satelitit dhe përpjekjet e Koresë së Veriut për të modernizuar arsenalin e saj të armëve u diskutuan gjerësisht në një takim tre-ditor të partisë në pushtet që përfundoi të dielën, me praninë e udhëheqësit Kim dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Një njoftim i gjatë i Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane (KCNA) për takimin nuk tregon qartë se kush foli, por tha se gjatë takimit u ‘kritikuan ashpër zyrtarët që kryen në mënyrë të papërgjegjshme përgatitjet për nisjen e satelitit’.
Njoftimi nuk thotë saktësisht se kur Koreja e Veriut mund të bëjë përpjekjen e dytë për të nisur satelitin.
Agjencia e zbulimit të Koresë së Jugut më herët u tha ligjvënësve të vendit se do të duheshin “më shumë se disa javë” që Koreja e Veriut të përcaktojë se çfarë shkoi gabim në lëshimin e dështuar.
Gjatë takimit, anëtarët e Byrosë Politike analizuan gjithashtu “situatën jashtëzakonisht të përkeqësuar të sigurisë” në rajon të shkaktuar nga “lëvizjet e pamatura luftarake” të rivalëve të Koresë së Veriut, thuhet në raport, duke iu referuar me sa duket stërvitjeve të zgjeruara ushtarake SHBA-Kore e Jugut.
Anëtarët e Byrosë Politike përcaktuan “detyra të rëndësishme”, pa treguar për çfarë bëhet fjalë, për forcimin e solidaritetit me vendet që “kundërshtojnë strategjinë bandite të SHBA-së për supremaci botërore”, thuhet në raportin e agjencisë së lajmeve KCNA.
Koreja e Veriut ka bërë përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë, duke mbrojtur agresionin rus në Ukrainë.
Koreja e Veriut thotë se Rusia po mbron veten kundër “politikës hegjemoniste” të Perëndimit.
Koreja e Veriut gjithashtu ka kërkuar të forcojë lidhjet me Kinën, aleaten dhe përkrahësen ekonomike kryesore që është angazhuar në një rivalitet strategjik të intensifikuar me Shtetet e Bashkuara mbi tregtinë, teknologjinë dhe ndikimin rajonal.
Rusia dhe Kina, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje, kanë bllokuar vazhdimisht përpjekjet e SHBA-së dhe të tjerëve për të ashpërsuar sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut për provat e saj me raketa.
Është praktikisht e pamundur të verifikohen pretendimet e Koresë së Veriut, një nga vendet më të izoluara në botë.
Ekspertët thonë se nuk ka shenja të trazirave sociale ose urisë në Korenë e Veriut, pavarësisht nga vështirësitë e shkaktuara nga pandemia.
Agjencia e lajmeve KCNA nuk tha nëse udhëheqësi Kim foli gjatë mbledhjes plenare të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve.
Koo Byoungsam, zëdhënës i Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut, tha se do të ishte shumë e pazakontë që zoti Kim të ulej në një takim partie të nivelit të lartë pa mbajtur një fjalim.
Zoti Koo tha se mungesa e dukshme e një fjalimi të udhëheqësit Kim mund të jetë si rezultat i dështimit të lëshimit të satelitit dhe mungesës së arritjeve ekonomike të Koresë së Veriut./VOA/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...