Populli i Koresë së Veriut kanë dënuar me vdekje Donald Trumpin, sipas një editoriali në gazetë shtetërore.
Artikulli thotë se presidenti ka fyer shtetin kur ai përmendi “diktaturën e egër” gjatë turneut të tij përgjatë Azisë, transmeton portali arbresh.info. E për këtë ai duhet të vritet, sugjeron artikulli.
“Krimi më i keq për të cilin ai kurrë nuk mund të falet është se ai guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqjes supreme”, shkruante gazeta e partisë në pushtet Rodong Sinmun.
“Ai duhet të dijë se ai është vetëm një kriminel i shëmtuar i dënuar me vdekje nga populli korean”.
Artikulli gjithashtu tha se zoti Trump ishte një frikacak për anulimin e një vizite në kufirin e Koresë së Veriut, një vendim që u bë për shkak të motit të keq.
Por, në këtë shkrim thuhet se presidenti “ishte shumë i frikësuar për t’u përballur me sytë e shndritshëm të trupave tanë”, sipas AFP-së./arbresh.info/
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri