Koreja e Jugut ka rritur masat për të përmbajtur përhapjen e virusit vdekjeprurës, pasi janë rritur dukshëm shifrat e infektimit për të dytën ditë.
Kryeministri Chung Sye-kyun tha se tani është emergjencë pasi 100 raste të reja dhe viktima e dytë janë shënuar në vend, transmeton portali arbresh.info.

Virusi gjithashtu është shpërndarë edhe në Iran, që ka raportuar dy vdekje të reja në mesin e 13 rasteve të konfirmuara, duke e çuar numrin e viktimave në katër.
Libani njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar.
Në Iran shpërthimi ka në qendër qytetin e shenjtë Qom, në jug të kryeqytetit Teheran, por zyrtari i ministrisë së shëndetësisë Minou Mohrez tha se virusi mund të jetë përhapur tashmë në “të gjitha qytetet në Iran”.

Rasti në Liban ishte një grua 45-vjeçare që kishte udhëtuar nga Qom, tha Ministri Liban i Shëndetësisë, Hassan Hamad.
Qytetet jugore të Daegu dhe Cheongdo janë shpallur “zona të kujdesit special”. Rrugët e Daegu tani janë braktisur kryesisht.
Të gjitha bazat ushtarake janë në mbyllje pasi tre ushtarë u testuan pozitivisht./arbresh.info/
