Koreja e Jugut ka lançuar anijen e parë kozmike në hapësirë ndërsa kontakti është realizuar pas 90 minutash, raporton Anadolu Agency (AA).
“Korea Pathfinder Lunar Orbiter” (KPLO), i njohur edhe si “Danuri” nga raketa Falcon 9 e kompanisë amerikane SpaceX, është nisur nga Cape Carnival, në shtetin amerikan të Floridës.
Rreth 180 milionë dollarë u shpenzuan për anijen kozmike, e cila u zhvillua nga Instituti korean për aviacion dhe hulumtime të hapësirës.
Anija kozmike bëri kontaktin e parë me stacionin në Canberra, Australi, rreth 90 minuta pasi u nis nga Cape Carnival, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Lançimi u planifikua për të mërkurën, por u prolongua për shkak të disa vështirësive të caktuara.
Danur është misioni i parë hapësinor i Koresë së Jugut jashtë orbitës tokësore.
Koreja e Jugut raketën hapësinore të prodhimit vendor e lançoi në qershor, pas tentimit të pasuksesshëm në tetor vitin e kaluar.
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë