Një ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret koreano-verior i akuzuar se ka bërë fushatë për të dëmtuar imazhin e kundërshtarëve në qeveritë e mëparshme konservatore u arrestua sot.
Choo Myeong-Ho, ish-drejtor i departamentit në strukturat e brendshme të shërbimeve sekrete
(NIS) është i akuzuar për orkestrimin e një seri operacionesh që kishin si objektiv për të mbikëqyrur dhe për të dëmtuar imazhin e personaliteteve të rangut të lartë dhe personave të njohur kritik kundrejt ish-presidentit, Lee Myung-Bak dhe presidentes tashmë të shkarkuar Park Geun-Hye.
Choo u vendos nën mbikëqyrjen e autoritetit gjyqësor për shpërdorim të autoritetit dhe ndërhyrje politike në shkelje të rregullave të NIS, njoftoi prokuroria e distriktit qendror të Seulit, duke shtuar se do t’i kërkonte drejtësisë një mandat arrestimi për të zyrtarizuar arrestimin e tij.
Ai është gjithashtu i akuzuar se ka kryesuar një fushatë diskretitimi kundër kryebashkiakut aktual të Seulit, Park Won-Soon, një personalitet i së majtës që shënoi një fitore të bujshme përballë një kandidati konservator në 2011.
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare