Tetë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, shirat e dendur në dhe rreth kryeqytetit Seul përmbytën shtëpitë, stacionet e metrosë, automjetet dhe shumë ndërtesa, duke ndërprerë shërbimet e energjisë elektrike dhe shërbimet e trenave.
Zyrtarët njoftuan se pesë persona në Seul dhe tre persona në provincën Gyeonggi vdiqën si pasojë e reshjeve të mëdha.
Siç njoftohet, nëntë persona mbetën të lënduar dhe dy të zhdukur në provincën Gyeonggi.
Ndërkaq, nuk dihet fati i katër personave në Seul.
Shumë rrugë u mbyllën për shkak të mundësisë që shirat e rrëmbyeshëm të shkaktonin rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Ministria e Brendshme njoftoi se rreth 800 ndërtesa u dëmtuan dhe të paktën 790 njerëz u evakuuan në Seul dhe qytetet përreth. Ministria e ka ngritur nivelin e monitorimit të përmbytjeve në “serioz”.
Shërbimi Pyjor Korean ka lëshuar paralajmërime për rrëshqitje të dheut në 47 qytete dhe rajone në të gjithë vendin.
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...
Pas vendimit të PZAP-së, analistët paralajmërojnë zgjedhje t...
Parashikimi i motit për sot