Konvoji i parë i operacionit ushtarak që Turqia po e kryen në në provincën Idlib të Sirisë, ka hyrë tashmë në zonë, thanë për Reuters dy luftëtarë rebelë dhe një tjetër dëshmitarë.
Konvoji përfshiu rreth 30 automjete ushtarake, tha Abu Khairo, një komandant i grupit rebel të ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) i vendosur në zonë, transmeton portali arbresh.info
Konvoji u shoqërua nga luftëtarë nga Tahrir al-Sham, një aleancë e grupeve xhihadiste duke përfshirë edhe ish filialin e al Kaedës e njohur më parë si Fronti Nusra, tha Abu Khairo.
Turqia ka deklaruar se do të kryente një operacion ushtarak në Idlib dhe në zonat përreth, si pjesë e marrëveshjes së arritur me Rusinë dhe Iranin gjatë muajit të kaluar./arbresh.info/
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...