Një mjek kinez, që u përpoq të nxirrte paralajmërimet e para për shpërthimin e koronavirusit të ri kinez, ka vdekur, konfirmoi spitali që e trajtoi atë.
Li Wenliang u infektua nga koronavirusi derisa punonte në spitalin qendror të qytetit Vuhan.
Ai u dërgoi një paralajmërim mjekëve të tjerë më 30 dhjetor, por policia i kërkoi të mos bënte “komente false”.
Të enjten ka pasur raporte kundërthënëse për fatin e tij, por gazeta shtetërore kineze People’s Daily konfirmoi se ai ka vdekur në orët e para të së premtes, sipas kohës lokale.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi se 636 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë vend, ndërsa mbi 31,000 janë infektuar.
Sa në të vërtetë i rrezikshëm është koronavirusi?
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.
Dhjetëra vende të tjera të botës, përfshirë disa në Evropë, kanë raportuar raste me koronavirus.
Aktualisht nuk ka vaksinë për të./REL/
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...