Në Britani të Madhe është konfirmuar varianti deltacron, një kombinim mes variantit delta dhe omicron.
Mutanti deltacron mendohet të ketë evoluar në një pacient të infektuar me të dy variantet në të njëjtën kohë, por është e paqartë nëse ai ishte “i importuar” apo e ka origjinën në Britani, transmeton portal arbresh.info
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu nuk e di se sa ngjitës apo serioz është virusi i ri dhe nëse do të ndikojë në efektivitetin e vaksinës.
Profesor Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infective në Universitetin e East England, tha se ky variant mund të mos përbëjë kërcënim të madh, sepse sipas tij Britania e Madhe tashmë ka arritur nivelin e lartë të imunitetit për shkak të variantit delta dhe omicron, shkruan Daily Mail.
“Për momentin, nuk jam shumë i shqetësuar”, tha Hunter, duke pasur parasysh se numri i të infektuarve rishtazi po bie.
Ky variant britanik nuk ka lidhje me atë në Qipro./arbresh.info/
Franga, dollarë dhe euro, dy qytetarë të Podujevës gjejnë ku...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës