Turqia njoftoi sot rastet e para të variantit të koronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ndërmarrë të gjitha masat paraprake, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, varianti i virusit u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga Mbretëria e Bashkuar dhe janë zbatuar masat e nevojshme”, u shpreh në Twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Ai shtoi se hyrjet nga Mbretëria e Bashkuar për në Turqi janë pezulluar përkohësisht.
Ai shtoi se personat që ranë në kontakt me personat e infektuar gjithashtu janë në karantinë.
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar një variant të ri të koronavirusit që zyrtarët thonë se është shumë infektiv, por nuk ka pasur dëshmi deri më tani se mund të shkaktojë sëmundje të rëndë ose vdekshmëri, thanë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Turqia sot raportoi 12.203 raste të reja me COVID-19 dhe 212 viktima të reja. Numri i infeksioneve në vend tejkaloi 2,22 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 21.093.
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...