Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot në hapjen e konferencës për rindërtimin e Ukrainës në Berlin se Kievit i nevojitet një numër më i madh i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.
“Unë do të doja t’i bëja një kërkesë të sinqertë të gjithëve këtu: ju lutem mbështesni iniciativën tonë për të forcuar sa më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës,” tha Scholz në hapjen e konferencës dy-ditore ku morën pjesë rreth 2000 përfaqësues nga 60 vende.
Ai theksoi se kompanitë kanë luajtur një rol kyç në rindërtimin e Ukrainës, por se është e nevojshme t’u shpjegohen arsyet pse duhet të investojnë në të./abcnews.al
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...
Irani devijon anijet në Hormuz për shkak të rrezikut nga min...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...