Një kompani ruse e lidhur me dyshimet për përfshirje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, ka ngritur padi ndaj Facebook, për shkak që kompania e rrjetit social e ka fshirë llogarinë e tyre.
Kompania e quajtur Agjencia Federale e Lajmeve LLC, ka theksuar se është kompani legjitime e lajmeve dhe se profili i tyre në Facebook duhet të kthehet. Padia u dorëzua më 20 nëntor në një Gjykatë në Kaliforni.
E njohur si FAN, kompania e vendosur në Shën Petersburg ishte akuzuar për ndërhyrje në fushatën e zgjedhjeve amerikane më 2016.
Facebook ka fshirë faqen e FAN në prill, në periudhën e padisë së Këshilltarit Special Rober Mueller ndaj Agjencisë së Hulumtimeve në Shën Petersburg. Mueller kishte akuzuar agjencinë, për shpërndarje të dezinformatave në vitin 2016.
Facebook ka larguar më shumë se 270 llogari në gjuhën ruse për shpërndarjen e lajmeve të rreme, por në padi theksohet se ato janë larguar në mënyrë të jashtëligjshme./REL/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë