Kompania gjermane BioNTech, e cila ka krijuar vaksinën e parë kundër koronavirusit të aprovuar, tha se pritet të prodhohen deri në 2 miliardë vaksina, prej 1.3 miliardë sa ishin paraparë në fillim.
“Ne besojmë se mund të prodhojmë përafërsisht 2 miliardë vaksina në total deri në fund të vitit 2021,” ka thënë kompania, transmeton arbresh.info
Rregullatorët evropian, javën e kaluar kanë miratuar mjekë që tërheqin gjashtë doza nga secila shiringë, dukë rritur kapacitetin e dozimit me 20%.
Kompania me seli në Mainz, e cila në bashkëpunim me gjigantin amerika Pfizer, po planifikon të hap një kompani të re në Marburg, Gjermani, në shkurt të këtij viti për të rritur kapacitetin e prodhimit në 750 milionë doza në vit.
Kompania gjermane tha javën e kaluar se studimet tregojnë se vaksina e saj funksionon edhe kundër mutacionit të ri të koronavirusit të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën Jugore, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër