Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë për një mandate të dytë presidencial.
Zgjedhjet presidenciale në Kroaci pritet të mbahen në fund të këtij viti, transmeton portali arbresh.info
Ajo ka theksuar se ka marrë mbështetjen nga partia e saj Bashkimi Demokratik Kroat për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale.
Sondazhet e mëparshme kanë treguar se asnjë kandidat nuk do të fitojë më shumë se gjysmën e votave të nevojshme dhe ka të ngjarë që zgjedhjet të përfundojnë me balotazh.
Ende nuk është caktuar zyrtarisht data e zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.
Kujtojmë se Kroacia i është bashkuar Bashkimit Europian në vitin 2013./arbresh.info/
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...