Me 26 maj në Belgjikë, janë zgjedhjet rajonale, federale dhe evropiane. Alketa Selimaj, është shqiptarja e cila është konkurrente për ngjitjen e shkallëve më të larta të politikës belge. Ajo është kandidate në vendin e pestë për deputete federale në partinë belge CDH. Është nga të vetmet shqiptare në nivelin federal.
Alketa ka rreth 20 vjet që jeton në Belgjikë dhe është e angazhuar politikisht që nga viti 2013. Ajo u zgjodh këshilltare sociale në një nga komunat e Brukselit në zgjedhjet lokale të tetorit që kaloi dhe është gjithashtu këshilltare e ish-ministres të brendshme belge.
Alketa njihet nga shqiptarët në Belgjikë për angazhimet e saj si aktiviste jo vetëm për mirëqenien e tyre në Belgjikë, por edhe duke lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ajo është themeluesja e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel« Albelges » dhe anëtare e disa shoqatave të tjera.
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...