Blerja e prodhuesit të çelikut “British Steel” që po falimenton, nga grupi kinez “Jingye”, pritet të shpallet sot, njoftoi një burim pranë çështjes.
Me seli në provincën Hebei, në periferi të Pekinit, grupi privat “Jingye” ka një pasuri me vlerë 39 miliardë juanë (5,05 miliardë euro) dhe 23 500 të punësuar.
Sipas BBC, shuma e riblerjes së “British Steel” është 70 milionë paund (81,2 milionë euro) dhe qeveria britanike duhet të kontribuojë në shpëtimin e tij përmes garancive të kredisë dhe mbështetjeve të tjera financiare.
“British Steel”, numri dy në Britaninë e Madhe pas “Tata Steel”, u detyrua të shpallë falimentimin në maj, për mungesë likuiditeti të mjaftueshëm dhe pas bisedimeve të dështuara me qeverinë për prurje të reja kapitali.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...