Në Pekin më asgjë nuk ka rëndësi më të madhe se sa siguria e ushqimit.
Për shekuj me radhë, sundimtarët kanë luftuar me sfidat e të ushqyerit të një popullsie të madhe në rritje. Përpjekja e fundit e qeverisë për të zbutur shqetësimet e çmimeve dhe furnizimit duket se po del jashtë kontrollit, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Mesazhi i Ministrisë së Tregtisë kineze se është e nevojshme krijimi i rezervave ushqimore ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Kjo udhëzon autoritetet lokale që të sigurojnë që qytetarët e tyre të kenë një “furnizim adekuat” të nevojave themelore këtë dimër, gjithashtu udhëzon qeverinë që të mbajë çmimet e ushqimeve të qëndrueshme, gjë që ka nxitur shqetësim pasi javët e fundit vendi është goditur nga kushtet ekstreme të motit, mungesat e energjisë dhe kufizimet për shkak të pandemisë.
Megjithatë, njoftimi i autoriteteve ka ngjallur panik te qytetarët.
Situata është përshkallëzuar që atëherë. Një video, e publikuar në Weibou shtetëror nga China News Weekly, tregon radhë të gjata blerësish në Changzhou, një qytet në provincën Jiangsu. Karrocat e tyre janë plot me produkte dhe furnizime të tjera, ndërsa raftet e dyqaneve janë bosh.
Ushqimi është një çështje shumë e ndjeshme në Kinë. Uria e Madhe Kineze gjatë viteve 1950 dhe 60 çoi në vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve.
Tragjedia ka mbetur në kujtesën e njerëzve në vend.
Dhe ndërkohë që ekonomia e Kinës ka pësuar një transformim dramatik që nga ajo kohë, shqetësimet për sigurinë ushqimore vazhdojnë ende: qeveria, për shembull, zbuloi së fundmi një “plan veprimi” që inkurajon njerëzit të mos porosisin më shumë ushqim sesa kanë nevojë dhe të raportojnë ushqime të kota në restorante.
Megjithatë, shqetësimi i shkaktuar nga njoftimi i Ministrisë së Tregtisë ishte jashtëzakonisht i fortë. Disa madje e lidhin thirrjen për akumulimin e ushqimit me tensionet në rritje midis Pekinit dhe Tapeit. Kina e konsideron Tajvanin një “pjesë të pandashme” të territorit të saj, megjithëse Partia Komuniste Kineze nuk e ka sunduar kurrë ishullin.
“Nuk ka asgjë të sigurtë, por thashethemet janë përhapur se Kina po përgatitet për luftë”, tha Willy Lam, një asistent profesor në Departamentin e Historisë në Universitetin Kinez të Hong Kongut.
Lam gjithashtu vuri në dukje disa shqetësime ekonomike që mund të kontribuojnë në situatën. Kriza energjetike e këtij viti i ka detyruar fabrikat të pezullojnë një pjesë të prodhimit dhe ka shkaktuar mungesa në familje./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen