“Gazetari i identifikuar si Chen Qiushi, është vendosur dhunshëm në karantin”, shkroi Amnesty International në një postim në Twitter.
Organizata Amnesty International ka bërë të ditur se gazetari, i cili raportoi për shpërthimin e koronavirusit vdekjeprurës në Kinë, “është zhdukur”.
“Gazetari i identifikuar si Chen Qiushi është vendosur dhunshëm në karantin”, shkroi Amnesty International në një postim në twitter.
Më tej, thuhet se Chen raportoi për koronavirusin vdekjeprurës, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan, ku si pasojë deri tani kanë vdekur 909 persona në këtë vend. Nga virusi një person ka vdekur edhe në Filipine.
“Kina nuk guxon ta shfrytëzojë karantinën si mjet politik për censurimin e raportimit mbi koronavirusin. Nëse Chen Qiushi gjendet në karantinë, autoritetet doemos duhet menjëherë ta lirojnë”, tha Amnesty International.
Të dielën, autoritetet shëndetësore kineze theksun se 40.117 raste të konfirmuara të koronavirusit janë raportuar në vend ndërsa 97 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit. Gjithashtu janë zbuluar 3.000 raste të reja.
“Miqtë dhe mediat nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë atë në stacionet e policisë ose spitalet në Wuhan”, shkroi në twitter William Nee, një analist i Amnesty International me qendër në Hong Kong./aa/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...