Të veshur me uniforma të kaltërta, me kapele të kuqe që mbajnë në ballë një yll dhe me një shall të kuq, fëmijët në provincën jugperëndimore të Guizhout kryejnë ushtrime ushtarake të stilit kung fu edhe në kohë të ftohta.
Shkolla e tyre, Yang Dezhi, është vendosur në kodrat rurale të qytetit Wenishi dhe është themeluar para njëqind viteve, gjatë viteve të fundit të dinastisë Qing, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, kjo shkollë kohëve të fundit ka ndryshuar rregulloren.
Në vitin 2008, kjo shkollë quhet ‘Ushtria e Kuqë’ dhe financohet nga ‘fisnikëria e kuqe’ e Kinës, ku bëjnë pjesë komandantët e revolucionit të epokës komuniste dhe nga familjet e tyre.
Shkollat e tilla në Kinë japin një shembull ekstrëm për ‘edukimin patriotik’.

Megjithatë, kritikët e kanë kritikuar ashpër ndërrimin e planit të shkollës, ku sipas tyre fëmijë është duke u shpërlarë truri me dogma partiotike.
“Fryma e kësaj shkolle është një pasuri e vërtetë”, thotë drejtori i shkollës. “Fëmijët këtu mësohen që në moshë të re të jenë punëtor dhe të begatë”.

Provinca Guizhoi në Kinë, konsiderohet si një ndër provincat më të varfëra dhe shumica e fëmijëve vijojnë këtë shkollë për t’u larguar nga varfëria.
Gjatë të vitit të kaluar kjo shkollë ka pranuar më shumë se 200 studentë./Arbresh.info
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...