Kabinat e testimit për COVID-19 u hoqën në Pekin, teksa shumica e qyteteve njoftuan se nuk do t’u kërkonte më udhëtarëve të paraqesin rezultatet e testimit të tyre për të udhëtuar, pasi protestat masive pushtuan vendin.
Ndërkohë, numri i rasteve ditore po vazhdon të jetë i lartë, qyteti jugor i Shenzhenit njoftoi se nuk do t’u kërkonte më njerëzve të tregonin një test negativ për të përdorur transportin publik apo për të hyrë në parqe. Shumë kabina testimi në Pekin u mbyllën pasi kryeqyteti ndaloi së kërkuari rezultate negative të testit si kusht për të hyrë në vende të tilla si supermarkete.
Një zjarr vdekjeprurës në apartamente muajin e kaluar në qytetin e largët perëndimor të Urumqi shkaktoi dhjetëra protesta kundër frenimit të COVID në një valë të paprecedentë në Kinën kontinentale që kur presidenti, Xi Jinping, mori pushtetin në vitin 2012.
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...