Kina thotë se lufta në Gadishullin Korean nuk duhet të lejohet

20:45 | 14 Dhjetor 2017

Presideni kinez, Xi Jinping  edhe njëherë ka theksuar se kriza e Koresë Veriore duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe jo përmes luftës.

Ai këtë koment e bëri pasi Shefi i OKB-së, Antonio Gueterres ka paralajmëruar për rreziqet e konfliktit “symbullur”, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Xi i ka bërë komentet gjatë vizitës së  Presidentit koreano-jugor Moon Jae-in, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka deklaruar se “SHBA-të janë të gatshme për negociata me Korenë Veriore, pas asnjë kusht”.

Megjithatë, reagim të menjëhershëm ka bërë Shtëpia e Bardhë , e cila ka theksuar se “për fillimin e negociatave, duhet të ndryshojë sjelljen Koreja Veriore”.

Mediat e Koresë Jugore kanë theksuar se Moon dhe Xi kanë rënë dakord që të mos lejohet fillimi i luftës në Gadishullin Korean./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara