Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.
Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.
“Zyrtarët e lartë kinezë besojnë se administrata e ardhshme e Trumpit do të jetë më e ashpër ndaj Kinës, prandaj Pekini po përpiqet të nxjerrë aleatët e Shteteve të Bashkuara nga orbita e Uashingtonit”, i tha Zërit të Amerikës Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita.
Megjithatë ekspertë të tjerë thonë se efektiviteti i strategjisë së Pekinit, mbetet i paqartë.
Ndërsa Kina po “përmirëson marrëdhëniet me të gjithë, ata nuk janë të gatshëm të ndryshojnë rrënjësisht sjelljen e tyre jashtë vendit. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë [kjo prirje]”, thotë Stephen Nagy, profesor i politikës dhe studimeve ndërkombëtare në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë të Tokios.
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...