Është ndërtuar në Kinë ‘dielli artificial’ që lëshon nxehtësi gjashtë herë më të madhe, se sa korja e yllit më të afërt me ne.
Reaktori modern është projektuar që të kopjojë mënyrën e funksionimit të diellit, si pjesë e një projekti për të kthyer hidrogjenin në energji të gjelbër me kosto efektive
Makineria arriti moment historik këtë javë, duke arritur për herë të parë temperaturën prej 180 milionë gradëve Celsius, që besohet të jetë pika kur edhe ndodhë bashkimi bërthamor.
Pjesë e makinerisë që krijon energjinë e lart

Shkencëtarët në mbarë botën, janë përfshirë në garën për të ndërtuar reaktorin e parë operacional, të fuzionit bërthamor. Synimi kryesor është krijimi i një burimi me energji të pastër dhe të pakufizuar, që do ishte zgjidhja për ndryshimet e pafundme klimatike.
Hulumtuesit e Institutit të Shkencave Fizike Hefei në Kinë, deklaruan më parë se arritën që me këtë makineri, të arrijnë temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius.
Gjë që mjafton për ta nxitur grimcat e deuteriumit dhe tritiumit, që të aktivizohen dhe shpërthejnë në energjinë e fuqishme.
Ky proces ofron energji pa limit dhe shumë të lirë, është shumë e sigurt në përdorim, duke mos lënë aspak mbetje të rrezikshme./express
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...