Pekini në heshtje ka kërkuar nga kompanitë shtetërore të pezullojnë importin e mëtejshëm të produkteve bujqësore amerikane.
Kjo masë vjen në kuadër të luftës tregtare që po zhvillohet mes SHBA-ve dhe Kinës, ku Donald Trump i ka vendosur 10% tarifë shtesë mallrave kineze, transmeton portali arbresh.info.
Kompanitë kineze kanë ndaluar blerjen e produkteve bujqësore të bëra në SHBA, dhe Pekini po shqyrton vendosjen e tarifave për të gjitha mallrat e fermave amerikane të blera pas 3 gushtit, njoftoi ministria e tregtisë e Kinës vonë të hënën, sipas Reuters.
Deklarata e ministrisë vjen në prag të raporteve nga media kineze, përfshirë Xinhua, për tarifat e mundshme të reja për mallrat bujqësore të SHBA-ve./arbresh.info/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...