Kina i ka hequr kërkesat e karantinës për vizitorë, duke i dhënë fund pothuajse tre viteve të izolimit të vetë-imponuar.
Masa hyn në fuqi pasi Kina vazhdon të luftojë një valë të rasteve me COVID-19 që pasoi një lehtësim të kufizimeve të virusit.
Që nga marsi 2020, të gjithë të ardhurit ishin detyruar t’i nënshtroheshin izolimit në objektet e centralizuara qeveritare, shkruan Euronews.
Udhëtarët që kalojnë midis Hong Kongut dhe Kinës kontinentale u kërkohet ende të tregojnë një test negativ COVID-19 të marrë brenda 48 orëve të fundit – një masë që Kina e ka kritikuar kur është vendosur nga vendet e tjera.
Kinezët nxituan të planifikonin udhëtime jashtë vendit pasi zyrtarët muajin e kaluar njoftuan se karantina do të hiqej.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...