Kina ka liruar kufizimet e udhëtimeve në rajonin Hubei ku u shfaq koronavisuri i ri (Covid-19).
Ndryshimi për udhëtim është zbatuar në Hubei përveç qytetit Wuhan në të cilin u regjistrua fillimisht Covid-19.
Për shkak të kufizimit të udhëtimit të zbatuar në fund të janarit në kuadër të luftës kundër epidemisë Covid-19 për vitin e ri në Kinë, punonjësit të cilët nuk mund të largohen nga Hubei kanë filluar të dërgohen me autobusë në fabrika.
Zyrtarët lokalë njoftuan se vetëm nga qyteti Huangguang i Hubeit janë 750 mijë punëtorë emigrantë të cilët nuk mundën të ktheheshin në punën e tyre.
Epidemia e Covid-19 thuhet se ka pasur një ndikim negativ kryesisht për sektorin e shërbimit në Kinë.
Në territorin e Kinës nga Covid-19 kanë vdekur 3 213 persona ndërsa 80 860 të tjerë janë prekur nga virusi.
Në të gjithë botën nga Covid-19 kanë humbur jetën 6 518 persona ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 169 652.
Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, virusi është përhapur në një kohë të shkurtër në mbarë vendin dhe më pas jashtë tij.
OBSH shpalli pandemi globale koronavirusin për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve dhe numrit të vdekjeve nga Covid-19 në shumë shumë vende të botës.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi