Kina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritje të bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë COVID-19, pas disa kritikave të presidentit Trump ndaj saj.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës tha se dy qeveritë duhet të ishin “duke luftuar së bashku virusin”, por kjo kërkon që SHBA “të punoj me ne në këtë situatë”.
Të enjten presidenti Donald Trump ka kërcënuar “të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet” me Kinën duke akuzuar Pekinin se nuk ka bërë mjaftueshëm në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Marrëdhëniet në mës dy vendeve mund të përkeqësohen më tej pasi Senati amerikan miratoi një projekt-ligj që kërkon Pekinin të ndëshkohet për abuzim me të drejtat e njeriut në Xinjiang. Pasi deri në një milionë Uighurs muslimanë janë derguar në “kampe të riedukimit”./arbresh.info/
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...