Nga 8 janari, Kina planifikon heqjen e karantinës për turistë dhe udhëtarë, njoftojnë autoritetet.
Pas gati tre vjet nga mbyllja e kufijve, ky vend do të rihapë dyert për të gjithë ata që kanë viza pune dhe studentore, ose duan të vizitojnë familjet, raporton BBC.
Përkundër këtij vendimi, Kina ende po ballafaqohet me përhapjen e shpejtë të virusit. Madje, raportohet se spitalet atje janë të stërmbushura.
Numri i saktë i vdekjeve në baza të përditshme mbetet aktualisht i panjohur, sepse zyrtarët ndaluan publikimin e të dhënave për Covid-in.
Megjithatë, Pekini ka raportuar rreth 4 mijë raste të reja dhe pak viktima me Covid çdo ditë në javën e kaluar./arbresh.info/
Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë...
31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrethana misterio...
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit