Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.
Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.
Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.
Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.
Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...