Kina dënon “shkeljet e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit” nga Izraeli, tha i dërguari i OKB-së, Fu Cong, në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së disa orë më parë.
Pekini është “seriozisht i shqetësuar” për ndikimin negativ të situatës aktuale në negociatat bërthamore të Iranit, shtoi ai, duke i kërkuar Izraelit të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Fu tha gjithashtu se e drejta e Iranit për “përdorim paqësor të energjisë bërthamore si nënshkruese e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet të respektohet plotësisht”.
Kina është një partnere kyçe e Teheranit, veçanërisht në energji dhe infrastrukturë. Në mars, Kina priti zëvendësministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë në Pekin, ku ata diskutuan çështjen bërthamore të Iranit dhe kërkuan që të hiqen sanksionet ndaj Iranit./euronews
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës