Një shtetas australian është dënuar me vdekje në Kinë për akuzat në lidhje me drogë.
Gjykata Popullore e Guanzhou dha verdiktin së fundmi, sipas ueb faqes së lajmeve lfeng.com, transmeton portali arbresh.info.
Burri është identifikuar si Cam Gillespie.
Raportet e mediave lokale thanë se burri u arrestua në aeroportin Guangzhou Baiyun, në veri-perëndim të Hong Kongut, në dhjetor 2013.
Ai dyshohet se mbante më shumë se 7.5 kilogramë metafetaminë në bagazhin e tij të kontrolluar.
Sipas disa raporteve burri kishte dalë tashmë nga aeroporti, por ishte ndaluar nga oficerët doganorë jashtë të cilët gjoja e gjetën metafetaminë në bagazhin e tij të kontrolluar.
Pasuritë e tij do të sekuestrohen gjithashtu nga autoritetet, tha gjykata.
Marrëdhëniet mes Kinës dhe Australisë janë të tensionuara për shkak se kjo e fundit kërkoi hetime të pavarura lidhur me origjinën e koronavirusit./arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...