Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shpreh “kënaqësi të madhe” pas pranimit të një letre nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Agjencia e lajmeve në Phenjan KCNA nuk dha më shumë detaje se çfarë përmban letra e Trumpit.
Ajo tha se Kim po bën “përgatitje të mira teknike” për takimin e dytë me Trumpin.
Trump, në anën tjetër, ka thënë se është vendosur që takimi të mbahet me gjasë në shkurt.
Dy liderët janë takuar për herë të parë në qershor, në Singapor.
Atëbotë, ata kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.
Pas këtij takimi, Trump po ashtu ka thënë se kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut, ka marrë fund.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...