Lideri veri-korean Kim Jong-un ka thënë që SHBA është armiku më i madh i shtetit të tij dhe që nuk pret nga Uashingtoni të ndryshojë politikën kundrejt Phenianit, kushdo që është president.
Duke iu drejtuar një kongresi të rrallë të Partisë së Punëtorëve, Kim gjithashtu u zotua të zgjerojë arsenalin e armëve bërthamore dhe potencialin ushtarak, transmeton portali arbresh.info
Ai tha që planet për nëndetëse bërthamore ishin thuajse të gatshme.
Komentet e tij vijnë ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden përgatitet të marrë detyrën.
Analistët sugjerojnë se vërejtjet e Kim janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme, me Biden të vendosur të betohet në 20 janar.
Kim gëzonte një raport të ngrohtë me Presidentin në largim të SHBA Donald Trump, edhe nëse pak përparim konkret ishte bërë në negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit