Lideri i Kores së Veriut Kim Jong-un është shfaqur në publik pas 20 ditësh. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut, trasmeton BBC.
Agjensia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin e hapjen së një fabrike të riciklimit të mbetjeve . Sipas KCNA, njerëzit në fabrikë shpërthyen në brohoritje kur u shfaq Kim Jong-un.

Prej disa ditësh, në mediat ndërkombëtare qarkulluan lajme se Kim Jong-un kishte vdekur gjatë një operacioni në zemër.
Po ashtu, në media u shpërnda dhe një foto ku shihej shtirë lideri koreano-verior. Lidhur me këtë çështje foli dhe Presidenti Donald Trump, i cili tha se e di gjendjen shëndetësre të Kim Jong-un, por nuk dha më shumë detaje./aktuale/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...